Google ADS

Zaev: Jam i bindur se më 17 dhe 18 tetor do të marrim datë për fillimin e bisedimeve me BE-në

16:14 | 12 Tetor 2019
Arbresh.info

Ne meritojmë të marrim vendim për të filluar negociatat me Bashkimin Evropian. BE ka premtuar, nëse ju jepni rezultate, dhe ne do të japim. Ne presim që BE të mbajë fjalën dhe të rekomandojë. Jam i bindur që Këshilli Evropian më 17 dhe 18 tetor do të marrë vendimin e shumëpritur për të filluar negociatat me vendin, tha sot kryeministri Zoran Zaev.

“Ne nuk presim që nga 18 tetori të jemi anëtare e plotë e BE-së. Ne jemi të vetëdijshëm se kjo është rrugë, një proces që duhet të kalojmë. Ne mezi presim të hedhim hapin tjetër, i cili është fillimi i negociatave, hapja e kapitujve dhe qasje në fondet e pranimit për të vazhduar transformimin e shoqërisë sonë në shoqërinë evropiane. Këto janë synimet tona”, tha Zaev gjatë vizitës së sotme në zonën industriale “Novini” në fshatin Reçica në Kumanovë.

Ai kujtoi se samiti i BE-së në qershor bëri thirrje për një vonesë në vendimin për fillimin e negociatave sepse zgjedhjet parlamentare ishin shumë afër dhe parlamentet kombëtare nuk kishin kohë për të diskutuar Raportin e BE-së për vendin tonë.

Ai kërkoi që liderët evropian të mbajnë fjalën, sepse siç tha ai, këtë ne e meritojmë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme