Kryeministri Zoran Zaev nuk i kupton arsyet e liderit të opozitës Hristijan Mickoski për të mos marr pjesë në takimin e liderëve të thirrur për ditën e premte.
I pari i organit ekzekutiv thotë se Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme pa u marr vesh për Kodin Zgjedhor. Zaev duke i bërë thirrje kreut të VMRO-DPMNE-së që ta pranojë ftesën për takim, tha se nuk e ka ndërmend t’ia plotësojë dëshirat për zgjedhje të parakohshme dhe t’i bllokojë proceset për në NATO dhe BE.
“Kërkon zgjedhje të parakohshme, o njeri eja si fillim të merremi vesh për Kodin Zgjedhor. Kemi rekomandime të ODIHR-së të cilat duhet t’i inkuadrojmë. Ne si opozitë luteshim që t’i përfshimë. Tani Qeveria do t’i përfshijë, opozita nuk pranon takim. Vërtet nuk e kuptoj. Nuk më shkon mendja t’ia plotësojë dëshirën për zgjedhje të parakohshme edhe pse e di se do të fitoj. Po ia rikujtojë, e di që do të fitojë dhe jam i sigurt për këtë” – tha Zoran Zaev, Kryeministër.
Duke bërë krahasimin që Maqedonia e Veriut, Somalia dhe pak vende në botë nuk kanë regjistrim të popullsisë ndër vite, Zaev shtoi se subjektet duhet t’i harmonizojnë qëndrimet pikërisht për shkak të zbatimit të politikave të mira ekonomike.
“Është e rendit që të paraqitemi në takim dhe nuk është e thënë të merremi vesh, por duhet të diskutojmë. Nuk mund të kërkojmë të jemi shtet normal, e të mos ulesh dhe të bisedosh për regjistrimin e popullsisë të cilin Maqedonia dhe Somalia, përfshi edhe 2-3 vende të vogla nuk e kanë bërë prej 10 vitesh për sa ishin ato në Qeveri. A ta shtyjmë edhe për 10 vite? Duhet të ulemi, të bisedojmë dhe të debatojmë për të gjitha vërejtjet për regjistrim të suksesshëm” – u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër.
Zaev për të premten ka thirr takim liderësh në të cilin do të diskutohen Kodi Zgjedhor, regjistrimi i popullsisë dhe Ligji për Prokurorinë Publike. Aleanca për Shqiptarët dhe BDI kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa VMRO-DPMNE-ja ditë më parë njoftoi se nuk ka arsye që të thirret takim liderësh derisa pushteti dhe opozita kanë qëndrime krejtësisht të kundërta për pikat e lartpërmendura. Mickoski i kujtoi kryeministrit se takimi i vetëm në të cilin ai do të merrte pjesë është ai në të cilin do të caktohej data për zgjedhje të parakohshme parlamentare, madje duke propozuar prillin e 2020-tës si muajin simpatik për zgjedhje./alsat
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...