Demokracia dhe liria e një shoqërie varet nga liria e fjalës dhe mediat.
Republika e Maqedonisë është ven demokratik, në të cilën qeveris e drejta dhe në tërësi të respektohet liria e fjalës dhe shprehjes së lirë. Mediat në vend duhet të punojnë lirshëm nga çfarëdo presioni, t’i informojnë qytetarët në kohë, saktë dhe pa censurë. Mu për këtë, me 3 maj e shënojmë ditën botërore të lirive të mediave. Dita në të cilën festojnë principet fondamentale të profesionit të gazetarëve, por edhe dita që na kujton që mos humbim asnjëherë këtë liri.
Dita në të cilën i kujtojmë edhe të gjithë gazetarët çka i kanë humbur jetët gjatë punës së tyre duke vrapuar pas që vërteta të del në sipërfaqe, thekson kryeministri Zoran Zaev.
Sipas tij, në të gjithë dekadën gazetarët kanë qen të keqtrajtuar, sulmuar, censuruar dhe të penguar në punën e tyre. “Ka qenë ndikuar baza e lirisë së mediave. Kjo gjendje ishte dhe shkaku për mosinformim të një pjese të madhe të qytetarëve tonë çka në mënyrë të drejtpërdrejt ishin kërcënuar themelet bazë të demokracisë sonë. Ne si të hapur, transparente dhe qeveri demokratike në përgjithësi e respektojë lirin e mediave dhe kemi treguar rëndësi e mediave që të punojnë para se gjithashtu për qytetarët dhe në interes të qeverisjes së drejtë dhe demokracisë, ndërsa jo për interesa të veta personale. Të gjithë gazetarëve në vend ua uroj këtë ditë dhe ju bëj thirrje që të punoni me përkushtim dhe përgjegjësi. Ta ndërtojmë vendin tonë demokratik dhe t’i respektojmë të drejtat fondamentale të drejtave të njeriut dhe së bashku si shoqëri të mund të tregojmë se jemi shtet modern demokratik evropian. tha Zaev. /Telegrafi
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj