Kryetari i LSDMsë, Zoran Zaev, së bashku me disa funksionarë të partisë së tij, për festën e Pashkëve ishte i pranishëm në kishën “Shën Dimitrij” në Strumicë, prej ku uroi të krishterët për Pashkët. Ai tha se janë të vendosur të përgjigjen për përgjegjësinë e tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Jemi të vendosur të përgjigjemi për detyrën tonë të shenjtë. Kjo festë e madhe e cila simbolizon fitoren e jetës do të sjellë jetë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, theksoi Zaev. Ndërsa Oliver Spasovski u shpreh se kanë zgjedhur rrugën e vërtet dhe se shumë shpejtë qytetarët e Maqedonisë do të kenë jetë të vërtetë. Këto porosi janë si kundëpërgjigje ndaj presidentit Ivanov, i cili ditë më parë akuzoi për tradhëti Zaevin dhe tha se do ta çoj në burg, nëse nuk formon Qeverinë.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën