Gjatë ditës së sotshme BE u dha lajmin e keq Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore se negociatat nuk do të hapeshin.
Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka pas premtuar se nëse dështon që të hap negociatat me BE-në atëherë do të jap dorëheqje, shkruan Indeksonline.
Kur të gjithë po e prisnin sot dorëheqjen e tij, ai ka vendosur ta bëjë të kundërtën.
Zaev nuk do të jap dorëheqje.
Në një përgjigje për “Tanjug” ,Qeveria Maqedonase ka mohuar se ai do të jap dorëheqje.
“Informacioni është i pasakt, ai nuk do të jap dorëheqje”, thuhej në përgjigjen e Qeverisë Maqedonase.
Presidenti i Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski ka planifikuar një takim të liderëve të partive më të mëdha politike të vendit për të dielën, pasi nuk arriti të merrte një vendim nga liderët evropianë për të caktuar një datë për negociatat me vendin, njoftoi MIA.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...