Google ADS

Zaev: Hoqa Remenskin nga partia që të mos ndikojë në politikë

22:44 | 22 Tetor 2019
Arbresh.info

Kryeministri Zoran Zaev sot për TV 24 duke folur për rastin ‘Haraçi’ tha se ligji vlen për të gjithë dhe se nuk do të lejojë që i faji i një individi të drejtohet ndaj tij apo Qeverisë së tij. Zaev shtoi se ka denoncuar rastin ‘Haraçi’.

Sa i përket heqjes së Remenski ai tha se është i mirëseardhur të kthehet në Këshillit Drejtues nëse vërtetohet pafajësia për rastin ‘Haraçi’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëse do ta isha në vend të Remenskit, Zaev thotë se do të jepte dorëheqje dhe do të priste që të vërtetojë pafajësinë e tij që të kthehet si hero.

“Ajo ka vendosur dhe unë do ta respektoj, është e drejtë e saj të vendosë për funksionet e saj. Në parti kërkoj trajtim të barabartë, për shkak se bëhet fjalë për imazhin e LSDM-së. Nuk mund t’i përdorni njerëzit si lecka. Besoj në prezumimin e pafajësisë. Unë hoqa Remenskin nga funksionet partiake të mos ndikojë në politike”, tha Zaev.

Zaev shtoi se nuk ka indicje për përfshirje të personave tjerë nga Qeveria në aferën ‘Haraçi’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme