Kryeministri Zoran Zaev nëpërmjet një video të publikuar foli për ekonominë në dy vitet e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij, kur ekonomia shënon rritje atëherë fitojnë qytetarët.
“A mund për dy vite e gjysmë më mirë se sa 11 vite? Po, mund, posaçërisht nëse për dy vite bëni më shumë dhe më mirë për ekonominë e brendshme, nëse krahason me 11 vitet e kaluara”, theksoi Zaev.
Zaev shton se për dy vite e gjysmë, qytetarët filluan t’i ndjejnë përfitime në ekonomi përmes rritjes së pagave, përmes uljes së shpenzimeve, përmes masave për kthim të mjeteve dhe përmes ndihmës që e siguruam për kategoritë e rrezikuara.
“Ekonomia matet me numra. Për dy vite, kjo Qeveri nënshkroi 34 marrëveshje të reja për investime të huaja dhe të brendshme. Prej tyre, 12 fabrika janë ndërtuar dhe 22 fabrika janë proces të ndërtimit. Kjo është shumë më shumë se periudha 2013-2017, kur u nënshkruan 7, përkatësisht 9 marrëveshje për përkrahjen e ndërtimit të fabrikave. Rriten investimet e huaja. Në periudhën mes vitit 2017-2019 kemi 741 milionë investime të drejtpërdrejta të huaja. Për dallim nga ky rekord në investime të huaja, në periudhën 2013-2015 kishim 457 milionë investime të huaja, ndërsa nga 2015-2017 kishim 555 milionë euro investime të drejtpërdrejta të huaja”, tha Zaev duke thënë se këto investime janë rezultat i disa faktorëve si tejkalimi i krizës politike, zgjidhja e kontesteve me fqinjët dhe politikë përgjegjëse ekonomike, njofton Telegrafi Maqedoni.
Zaev thotë se kushtet e mira për investitorët e huaj dhe të brendshëm si dhe masat aktive për punësim kanë hapura 54.000 vende të reja të punës dhe se sot kemi numrin më të vogël të papunësisë 17.4%.
“Paga mesatare u rrit për 2.297 denarë gjatë këtyre dy viteve, për dallim nga rritja prej vetëm 821 denarë gjatë Qeverisë së kaluar. Nisëm rritje të re të pagës prej 14.500 denarë. Gjatë kohës së Qeverisë së kaluar paga minimale ishte vetë 9.000 denarë”, tha Zev duke cekur se në fillim të këtij viti arsimtarët kanë rritje të pagave, mjekët dhe personeli mjekësor kishin rritje të pagave ashtu si ushtarët, policët dhe zjarrfikësit.
Në fund Zaev thotë se rezultatet janë të dukshme dhe për këtë shkak do të vazhdohet të investohet në ekonomi të fuqishme dhe stabile si dhe në kapitalin njerëzor.
“Kur ekonomia është e fuqishme, përfitojnë qytetarët”, tha Zaev në fund videos
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...