Kryeministri Zoran Zaev, deklaroi sot se ende po punon në atë që të siguron 2/3 e shumicës për ndryshimet kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç tha ai debati do të filloj më 9 janar, ku edhe pse është paraparë që të zgjasë dhjetë ditë, ai pret që debati të zgjasë dy ose tri ditë, sepse do të jetë i bojkotuar nga deputetët e OBRM-PDUKM-së.
Zaev tha se kërkon qasje serioze nga liderët e Besës dhe Aleancës për Shqiptarë.
“Numrin e saktë të deputetëve do ta dimë gjatë aktit të votimit, e cila do të jetë si rezultat i debateve, rezultat i kënaqësisë së deputetëve. Do të bëjë gjithçka deri në momentin e fundit që të sigurohen 2/3 e deputetëve. Këtë do ta them në publik në momentin e votimit. Jam optimist para se gjithash për përgjegjësinë që mbajnë të gjithë deputetët, por edhe nga pushteti ekzekutiv se kemi mundësinë e shkëlqyer që ta mbarojmë këtë proces. Vazhdojnë bisedimet me të gjithë. Do të takohem me Kasamin e Besës ku do të bisedoj për gjithçka që mendon ai se duhet. Më vjen mirë që Besa dhe Aleanca për Shqiptarët e Selës janë mbështetësit e proceseve integruese. Nga ata pres seriozitet dhe përgjegjësi siç kam unë”, tha Zaev.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...