Nuk duhet të ketë ndryshim në trajtimin e deputetëve dhe gazetarëve që ishin në Kuvend më 27 prill, tha kryeministri Zoran Zaev për “Fokus”-in pasi Gjykata Themelore Civile në Shkup solli aktvendime me të cilat refuzojnë kërkesë-paditë e gazetares Natasha Stojanovska dhe Dushica Mërgja, të cilët kërkuan shkelje e të drejtave të tyre dhe dëmshpërblim nga shtetit për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të Veriut.
“Nuk mund të interpretoj vendimet e gjykatës, është e papranueshme që Kryeministri të ndërhyjë në gjyqësor. Por, si person, mund të them që deputetët dhe gazetarët duhet të trajtohen si të dëmtuar në mënyrë të barabartë. Ju ishit duke punuar atëherë ashtu si edhe deputetët”, tha kryeministri Zaev.
SHGM njoftoi dje se vlerëson si të turpshëm aktvendimin për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend, në dëm të gazetarëve dhe lirisë së shprehjes në vend dhe njoftoi se do të informojë të gjitha organizatat relevante ndërkombëtare për vendimin.
“Fakti që gjykata nuk njeh shkelje të së drejtës së lirisë së shprehjes dhe u kërkon gazetarëve të dëshmojnë fakte të njohura, se ka pasur një ndërhyrje në Kuvend nga persona që protestonin publikisht më 27 prill të vitit 2017 është tendencioz dhe krijon precedent në kontekstin e kësaj çështje. Gjithashtu është nebulozë pohimi i gjykatës se gazetarët nuk kishin të drejtë të kërkonin dëme jomateriale për dhimbjen shpirtërore që kishin pësuar, duke deklaruar se të dyja nuk kishin lëndime trupore. Skandaloz është fakti që gjykata nuk e pranon që dhimbja shpirtërore, frika dhe trauma e përjetuar nga gazetarët e pranishëm është problematike dhe implikon se paditësit nuk kishin lëndime trupore”, thonë në kumtesë nga SHGM.
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...