Google ADS

Zaev: Garancia e identitetit konfirmohet me marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë

19:47 | 2 Tetor 2020
A. B.

Kryeministri Zoran Zaev thotë se do të jetë i kujdesshëm në komentet për të arritur zgjidhje që do të sjellë përfitime për të dy palët, duke komentuar marrëdhëniet në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

“Garancia e çështjeve të identitetit konfirmohet nga marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë”, tha kryeministri Zaev rreth provokimeve të fundit nga Sofja, të cilat gjithashtu problematizojnë gjuhën maqedonase.

Vizita e Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, javën e ardhshme do të jetë pararendëse e vizitës së Zaevit në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit, konfirmoi sot kryeministri.

Ministrja e Jashtme Bullgare Ekaterina Zakharieva më herët ka deklaruar se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë nuk u shpikën nga Bullgaria dhe janë një kusht dhe kriter themelor për anëtarësimin në BE./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme