Kryeministri Zoran Zaev ditë më parë shkroi në “Twitter”, ku bëri thirrje që të ndalojë dhuna mes Izraelit dhe Palestinës, duke vlerësuar, “se nuk duhet të ketë tolerancë për sulmet antisemitiste”.
Në paraqitjen para mediave, ai ka sqaruar, se kjo cicërimë (twitt), është në suaza të politikës së Maqedonisë së Veriut, dhe ka bërë thirrje, që Izrali dhe Palestina të ulen në tryezë dhe të gjejnë zgjidhje nëpërmjet dialogut dhe diplomacisë.
Për këtë, siç tha ai, “jemi shembull”.
“Cicërimën që e kam publikuar në lidhje me zhvillimet mes Izraelit dhe Palestinës. Cicërima është në suaza të politikave tona, të cilat thirrin për të ndaluar dhunën nga të dyja palët për të ndaluar sulmet ndaj popullsisë civile, bën thirrje për dialog dhe zgjidhjeve paqësore, ashtu siç sigurisht janë politikat tona. Ne mendojmë se jemi shembull, se dialogu dhe diplomacia mund të japin zgjidhje për shumë çështje të rënda, e kemi përjetuar këtë. Besoj se nëpërmjet dialogut dhe diplomacisë mund të gjendet zgjidhje për këso çështje. E shfrytëzoj rastin që edhe njëherë të bëj thirrje të ndalojnë veprimet luftarake, bombardimet dhe sulmet dhe të ulen në tryezë për të gjetur zgjidhje”, deklaroi Zaevi.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...