Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në edicionin javor të gazetës Greke “Kathimerini” në një intervistë me moton “Së bashku për Ballkanin në Shekullin 21″ foli për perspektivën Evropiane dhe veton bullgare, por edhe mbështetjen greke, Marrëveshjen e Prespës, si dhe marrëdhëniet me ish dhe Kryeministri aktual i Greqisë, njofto AIM nga Athina.
Kryeministri Zaev shpjegon se pavarësisht raporteve pozitive nga Komisioni Evropian dhe Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, për shkak të vetos nga Sofja, Maqedonia e Veriut nuk filloi negociatat me BE.
#Në shekullin 21, përcaktimi i historisë së një kombi tjetër nuk është në përputhje me frymën evropiane, sepse ne kemi nevojë për të ndërtuar një të ardhme së bashku. Për Maqedoninë e Veriut, për popullin maqedonas, për të gjithë qytetarët e vendit tonë, çdo ndërhyrje në identitetin maqedonas është e papranueshme. Procesi ka vazhduar për një kohë të gjatë, ne nuk duam të ndalemi dhe nuk do të ndalemi, por nuk do të rrezikojmë dinjitetin tonë dhe identitetin tonë. Unë besoj se do të gjejmë zgjidhje të përbashkëta me Bullgarinë dhe do të ndërtojmë një të ardhme cilësore për ne dhe gjeneratat e ardhshme”, shpjegoi Kryeministri, duke theksuar se e kaluara nuk duhet të harrohet, por “urat e bashkëpunimit duhet të ndërtohen midis të gjitha vendeve të Ballkanit, sepse ajo është e vetmja rrugë drejt suksesit”.
Nga ana tjetër, ai thotë se Greqia mbetet një “ndërmjetës dhe mbështetës i fortë” i rrugës evropiane të vendit tonë, diçka për të cilën u sigurua Kryeministri Grek.
Intervista e Kryeministrit Zaev me “Kathimerini” është në pritje të pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Delphi, i cili do të mbahet nga 10 deri më 15 maj në Athinë./Telegrafi/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit