Kryeministri Zoran Zaev pas takimit që pati me shefin e opozitës, Hristjan Mickoski për emrat e qeverisë teknike tha se ai ka marrë propozimin edhe për ministrin e ri të Brendshëm teknik, por shtoi se ka dilema për të sepse ai vjen nga radhët e ushtrisë dhe për këtë duhet të bëhet një vlerësim nga ekspertët kushtetues që kjo figurë mos jetë në kundërshtim me e Kushtetutën e vendit. Ai shtoi se për herë të parë që e dëgjon këtë emër dhe prandaj i duhet kohë për ta analizuar dhe njohur këtë figurë të re në politikë.
“Folëm për dy tema kryesore. Tema e parë ka të bëjë me përbërjen e re qeveritare. Tema e dytë ka qenë diskutimi mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ai foli edhe për ministrin e Brendshëm teknik dhe ai vjen nga radhët e ushtrisë dhe këtu duhet të bëjmë një vlerësim nëse është kundër Kushtetues. Prandaj duhet të dëgjojmë më parë nga ekspertët. Për herë të parë dëgjoj për ministrin e ri. I thashë më parë Mickoskit se do të informohem se kush është , karriera e tij ku ka shërbyer dhe më pas di t’i kthej përgjigje, nuk e kam idenë kush është ky njeri. Prandaj kemi kohë edhe disa ditë ta diskutojmë emrin e tij”, tha Zaev.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...