Ne jemi të detyruar që shteti ta gjejë Ligjin për Prokurorinë Publike para deputetëve para shpërbërjes së Kuvendit, tha kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, duke shtuar se ai shpreson që Qeveria do ta dërgojë propozim ligjin në Kuvend javën e ardhshme dhe do të zhvillohet edhe debat publikë.
Zaev shprehu besim se mund të arrihet zgjidhje dhe të arrihet shumica e nevojshme për të miratuar ligjin deri më 11 shkurt.
“Nëse do të ketë shumicë prej dy të tretave apo jo do ta shohim në fund. Mendoj se ia kemi borxh shtetit. I kemi borxh shtetit që ta dorëzojmë dhe sqarojmë. Deri atëherë të bëjmë gjithçka, dashtë Zoti të kemi 80 deputetë, do të isha më i lumtur po të ketë konsensus. Mesazh i fortë është për zbatim. Por ne po punojmë dhe besoj se mund të kemi sukses me shumicën e nevojshme prej dy të tretave për këtë ligj. Pra, kështu që askush nuk mund të thotë asgjë, ne jemi vetëm në pritje pozitive”, deklaroi Zaev.
Ai tha se nuk ka më PSP, ajo ka mbaruar, nuk ka nevojë të kërkoni trajtime në vetë ligjin sepse nuk janë.
Në lidhje me vërejtjet opozitës, ai tha se, janë konfuz./Telegrafi/
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat
Rasti “Thaçi dhe të tjerët” me vendim për pjesëm...