Fjala ‘pjesë e ngrirë’ është shumë e rëndë, por qëllimi ynë është të sqarojmë se çfarë do të thotë Marrëveshja e Prespës, tha kryeministri Zoran Zaev, pasi një ditë më parë tha se zbatimi brenda i disa pjesëve do të shkonte vështirë, pasi disa janë të lidhura me hapjen e kapitujve të anëtarësimit në BE. Sipas Zaevit, ato janë të inkorporueshme si nga ana greke dhe ajo maqedonase, për të shërbyer si stimulues dhe inkurajues që qytetarët të mund ta zbatojnë marrëveshjen deri në fund. “Ne nuk i kemi humbur të gjitha shpresat, se ky vend do ti hap kapitujt,” tha Zaev.
“Synimi ishte gjithashtu t’i dërgojmë një mesazh BE-së, e jo popullit grek apo politikës, që të kenë kujdes për ato kapituj, sepse duhet të hapim kapitujt sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse kjo lidhet juridikisht dhe formalisht, ndryshe Kushtetuta dhe zbatimi i emrit, është përditshmëri e jona”-pohoi Zoran Zaev, kryeministër.
Sot lideri i VMRO DPMNE-së përsëri akuzoi Zaevin dhe LSDM-në për politika joparimore të cilat nuk mund ta çojnë vendin në BE.
“Ajo që më shqetëson më shumë është, joparimorja dhe dekadenca, që kanë mbizotëruar në LSDM. Ky primitivizëm nuk i ngjan një shteti demokratik, i cili parashikon të jetë pjesë e BE-së, dhe të jetë anëtare e ardhshme e NATO-s”-theksoi Hristijan Mickovski, lider i VMRO-DPMNE.
Zaev kujtoi sot se edhe pala greke gjithashtu duhet të zbatojë marrëveshjen në pjesën e ndryshimit të tabelave dhe detyrimeve të tjera të ndërmarra prej tyre.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...