Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev nga Velesi porositi se fshesa do t’i kap jo vetëm funksionarët por edhe ato të palës tjetër të cilët kanë bërë pengesa.
“Do të kapet fshesa edhe në anën tjetër, atyre që na kanë penguar. Ne jemi të mirë, të gjithë jemi të njejtë. Po dëgjoj lista janë bërë në Veles. Nuk jemi budallenj, e dimë. Do të ketë fshesë edhe në palën tjetër. Në kabinetin tim punojnë njerëz që i kam takuar aty. Me gjithë ata që përvolën krahët kemi punuar. Por nuk do të lejojmë që të kthehet regjimi”, ka thënë Zaev, raporton SHENJA.
Zaev tha se Stevo Pendarovski është simbol i drejtësisë dhe porositi se e drejta dhe ligjet sot vlejnë njëlloj për të gjithë dhe se dënime do të merren për të gjithë që kanë argumentet dhe jo si më parë me porosi. /SHENJA/
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...