Ish-kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, shprehu mbështetjen e tij për popullin ukrainas dhe dënoi ashpër agresionin rus.
“Këto ditë po jetojmë çdo moment me popullin ukrainas. Ne mbështesim, simpatizojmë, ndajmë dhimbjen dhe guximin e tyre. Ata janë heronjtë tanë, dhe ne jemi mbështetësit e tyre. “E dënoj fuqishëm agresionin që po bëhet kundër Ukrainës sovrane këto ditë dhe në të njëjtën kohë i dërgoj mbështetje edhe më të fortë lidershipit të vendit dhe gjithë popullit ukrainas për të mbijetuar dhe mbrojtur atdheun e tyre”, shprehet Zaev.
Ish-kryeministri theksoi se të gjithë së bashku “Maqedonia e Veriut, NATO, BE, e gjithë bota demokratike, qëndrojmë në anën e paqes, dialogut dhe sigurisë, kundër agresorëve të rrezikshëm ushtarakë dhe të pacivilizuar.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut i është bashkëngjitur vendimeve të BE-së për sanksionimin e Rusisë dhe vetëm sot ndaloi hapësirën ajrore për avionët rusë. /arbresh.info/
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...