Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në TVM deklaroi se “është e frikshme që në botë por edhe te ne, coronavirusi na kapi dhe më vjen keq që bota nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të menaxhuar, por jam i lumtur që institucionet tregua se janë të gatshme, qytetarët besojnë në to dhe kështu duhet, për këtë shkak do ta kapërcejmë krizën”.
Ai falënderoi të gjithë punonjësit shëndetësor, policët, armatën dhe shërbimet në MPJ, të cilët japin gjithçka nga vetja, me qëllim që të menaxhohet sa më mirë coronavirusi.
Zaev theksoi se Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga ministri Filipçe dhe ekipet brenda, treguan transparencë të madhe, gatishmëri, qetësi që kontribuon në menaxhimin me situatën.
“Sigurisht që numri i 201 të infektuarve dhe 3 vdekjeve është i rëndë, por ne duhet të jemi të përgatitur për shifrën prej rreth 2.000, që është mesatarja e të infektuarve dhe shërimit”, tha Zaev.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...