Zoran Zaev dha dorëheqjen nga ulësja e deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, njoftoi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.
“Deputetit Zoran Zaev nuk i vlen mandati i deputetit sepse ai ishte në listën e kandidatëve të zgjedhur, KSHZ-ja duhet të informojë Kuvendin për të verifikuar mandatin e tij të ri”, tha Xhaferi.
Kuvendi verifikoi gjithashtu mandatin e deputetit të ri Bedri Fazli nga BDI me 61 vota “për”, një deputet votoi kundër dhe dy abstenuan.
Më herët, Kuvendi konstatoi dorëheqjen e Florin Besimit, të cilën ai e paraqiti pas reagimit të Komisionit për Anitkorrupsion, sepse vëllai i tij Fatmir Besimi duhet të nominohej për Ministrin e Financave./Telegrafi/
Seanca e përbashkët Kosovë-Shqipëri, policia njofton për ndë...
Rama ndan pamje nga Shëngjin-Velipojë: Një nga investimet më...
Projektligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Për...
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s