Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, vizitoi Klinikën Neurologjike brenda kompleksit të klinikave Nënë Tereza në Shkup, deklaroi se ky institucion shëndetësor me kushtet të cilat i ofron për pacientët e tij, i ngjan spitaleve moderne në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas vizitës në repartin e klinikës, kryeministri Zaev tha se qeveria, shumë shpejtë në cilësi të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, do të vazhdojë punën për të krijuar sistem shëndetësor me standarde evropiane.
“Me kënaqësinë më të madhe mund të them se ky institucion shëndetësor me kushtet që i ofron për pacientët e tij, tashmë i ngjan spitaleve moderne në Evropë”, tha Zaev.
Ai foli për risitë që ka ky spital, përfshirë aparatin e ri të biopsisë së muskujve të pacientëve.
“Aparati i ri për biopsi të muskujve do të mundësojë diagnostifikim më të mirë të sëmundjeve neuromuskulare, për çka përfitimet nga laboratori për të testuar lëngun truror që është një nga më të sofistikuarat, do të jetë zbulimi më i shpejtë dhe më i saktë i sëmundjeve të trurit”, tha ai për të shtuar se bëhet fjalë për një metodë të re në sistemin shëndetësor.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...