Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev sot në konferencë për shtyp tha se të martën do ta thërrasë Këshillin Qendror të LSDM-së për ta vërtetuar dorëheqjen e tij nga partia.
Ai shtoi se me këtë fillon edhe procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë dhe mandatarit në qeveri.
Ndryshe, natën e 31 tetorit, kryeministri dhe kryetari i LSDM-së për shkak të rezultateve të dobëta në komuna dha dorëheqje nga funksioni partiak dhe nga pozita e kryeministrit.
Në ndërkohë, nuk dihet se kush do të jetë kryetari i ri i cili po ashtu pritet të jetë mandatar në qeverinë e re e cila të enjten e kaluar i shpëtoi mosbesimit./Telegrafi/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?