Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, me ftesë të Bordit Drejtues të Lidhjes së luftëtarëve të Luftës anti-fashiste në Maqedoni, ka marrë pjesë në debatin që organizohet rregullisht për tema aktuale shoqëroro-politike.
Zaev në fjalimin e tij foli për procesin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend si dhe lajmet që jepen për ndryshimin ose fshirjen e KAÇKM-së nga Kushtetuta, njofton Telegrafi Maqedoni.
“E vërteta është se KAÇKM jo që nuk fshihet nga preambula, por do të përmendet dy herë. Me amendamentin për KAÇKM-në qartësohet se në vend të manifestit, do të thirremi në vendime juridike që janë përfshirë në shpalljen e KAÇKM-së”, tha Zaev.
Ai më tej tha se Marrëveshja me Greqinë i jep Maqedonisë mundësi historike për ta zgjidhur krizën shumëvjeçare.
“Marrëveshja me Greqinë është për të ardhmen e Maqedonisë dhe për mundësi të mirë për anëtarësim në BE dhe NATO”, tha Zaev.
Zaev para të pranishmëve tha se flamuri i Maqedonisë do të qëndrojë krenarë në NATO, së bashku me himnin, identitetin dhe gjuhën maqedonase.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...