Google ADS

Zaev: Do të dëshmoja në rastin “Monstra”, nëse kërkon gjykata

12:27 | 21 Prill 2018
Arbresh.info

Kryeministri Zoran Zaev, do të dëshmonte në rastin “Monstra” nëse gjykata kërkon një gjë të tillë. Këtë sot në konferencë për shtyp e tha vetë kryeministri Zoran Zaev.

“Nëse kërkon gjykata do të jem dëshmitar dhe do të tregoj gjithçka që di. Gjithë materialet që i kam, janë dorëzuar në gjykatë, edhe bisedat e Zoran Zaev edhe të Branko Crvenkovskit dhe Goran Sugareski. Ju kam treguar familjarëve ku i kam parë, se si njëri nga të dyshuarit bisedonte me Nevzat Bejtën. Ju kam treguar gjithçka familjarëve”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai në konferencën e sotme ka folur edhe për çështjen e emrit me Greqinë, duke thënë se nuk duhet të bëhet dramë edhe nëse Greqia vendos veto për anëtarësim të vendit në NATO.

Ndërsa sa i përket zgjerimit të koalicionit qeveritar, ai tha se bisedon me gjitha subjektet dhe ftoi t’i bashkangjiten gjithë deputetët të cilët besojnë në konceptin shoqëri për të gjithë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme