Kryeministri Zoran Zaev, sot tha se do ta shqyrtojë propozimin e presidentit Stevo Pendarovski, për shtyrje të regjistrimit.
Ai tha se çdo herë është i gatshëm për ide të reja dhe ia vlen të mendohet.
“E pash edhe propozimin e presidentit të shtetit, të shtyhet për ndonjë muaj, në rregull, unë jam gjithmonë i gatshëm, gjithçka vlen të mendohet, e dimë se në verë nuk zbatohet regjistrimi, shtatori është fushatë, në tetor është periudha zgjedhore për zgjedhjet lokale edhe të mendojmë që për një muaj apo një muaj e gjysmë, të përfundojmë kah muaji qershor”.
“Tanimë shoh se opozita e refuzoi këtë propozim të presidentit. Kështu që edhe njëherë do ta dërgoj porosinë, që të jemi të përgjegjshëm dhe ta zbatojmë regjistrimin. Regjistrimi është sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare”, tha Zaev, përcjell telegrafi maqedoni.
Ndryshe, dje propozoi që regjistrimi i popullsisë të shtyhet për në maj ose qershor dhe për këtë të pajtohen të gjitha partitë.
“Me këtë mundohem të bëj urë ndërmjet dy opsioneve politike. Pohoj se polarizimi politik e ngec shtetin tonë më shumë se gjithçka tjetër. A është problem t’u bësh thirrje mbështetësve tu të mos bëjnë bojkot ose regjistrimi të mbahet në maj ose qershor. Ta zgjatim dorën. Nuk shoh arsye pse regjistrimi të mos anulohet për një muaj ose dy. Tërësisht legjitime janë kërkesat nga aspekti i shëndetësisë. Nëse kemi pritur 20 vjet, nuk do të jetë mëkat të mbahet në maj ose qershor, por ta bëjmë që të mos ketë aspak frikë te qytetarët për shkak të COVID-19”, tha dje Pendarovski.
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...