Kryeministri Zoran Zaev në emisioni “Analiza 24” ka qenë i pyetur nëse ministrat për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias në Ohri kanë kënduar ashtu siç Ivica Daçic i ka kënduar kolegut të tij në Beograd.
“Ashtu siç e di unë të dy ministrat nuk kanë kënduar në Ohri, Dimitrov nuk i shkon këndimi si Daçiçit, por takimi ka kaluar në atmosferë shumë pozitive se sa më parë. Unë në ditët e ardhshme do të kem takim me Nikollën, do të bisedojmë për të gjitha të rejat dhe për mënyrën se si duhet të lëvizim më tutje proceset me Greqinë, tha Zaev.