Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot komentoi vendimin e kryetarit aktual të Kumanovës, Maksim Dimitriveski, i cili po kandidon në zgjedhjet e ardhshme lokale si kandidat i pavarur dhe përjashtimin e tij nga partia.
“Një nga mënyrat se si do të vendosni që të largoheni nga LSDM është të kandidoni si kandidat i pavarur. Maksim vendosi të dalë kundër Maksimit, ndërsa LSDM në Bordin Qendror duhet të përfundojë këtë përjashtim nga partia”, tha Zaev.
Ai tha se vendosmëria e Dimitrievskit për të mos pritur dhe për t’u shfaqur para kohe si kandidat i pavarur është vendimi i tij personal./Telegrafi/
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër