Kryeministri i Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Zoran Zaev, në një bisedë telefonike me homologun e tij grek Aleksis Tsipras, gjatë të cilës kanë shkëmbyer urime me rastin e vitit të ri, ka shprehur optimizmin e tij se brenda vitit 2018 do të ketë një zgjidhje për çështjen e emrit dhe pas këtij zhvillimi, fqinji verior i Greqisë do të mund të bëhet anëtar i NATO-s dhe të fillojë negociatat për integrimin e tij në BE.
Zoran Zaev ka shprehur vendosmërinë e vendit të tij që të hyjë në negociata substanciale me Greqinë, në këtë 6-mujor për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për emrin, duke theksuar se për këtë duhet edhe gatishmëria e palës greke.
Ai ka shtuar gjithashtu se vizita e tij në Selanik për të festuar vitin e ri, ishte një mesazh që tregon se politikanët janë ata që duhet të hapin dyert e mbyllura në mënyrë që qytetarët të mund të komunikojnë dhe të bashkëpunojnë më mirë me njëri-tjetrin, duke braktisur paragjykimet.
Më herët në një intervistë radiofonike, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka deklaruar se propozimi i qeverisë greke për emrin e Maqedonisë në negociatat e përbashkëta, do të jetë jashtëzakonisht i mirë dhe do të aprovohet nga një shumicë parlamentare e deputetëve që mendojnë me përgjegjësi patriotike dhe kombëtare.
Kotzias ka theksuar edhe njëherë se viti 2018 do jetë një vit që do të zgjidhë sidomos problemet që ka Greqia me Shkupin dhe me Shqipërinë dhe nuk ka përjashtuar mundësinë që Athina të bjerë dakord me Tiranën, Romën dhe Kajron për të zgjidhur edhe çështjen e zonave ekskluzive detare me fqinjët e saj./Top Channel
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?