Dy kryeministrat, i Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev kanë folur sot para gazetarëve në konferencën për shtyp në lidhje me hapat e ardhshëm si vende fqinje.
“Nga 17 qershori i vitit të kaluar, kur e nënshkruam marrëveshjen, ne vazhdojmë me hapa historik. Këto ditë, shoku jonë, Alexis ka bërë apel në BE për të ardhmen e vendit tonë. Sot kjo është një vizitë historike. Dita e sotme është historike. Deri tani kemi pasur raste dhe kohë të humbur. Kur shohim të ardhmen, shohim dy fqinjë me dëshirë për të realizuar të pamundurën. Marrëveshja mundëson që të dy shtetet t’i shfrytëzojnë kapacitetet politike dhe ekonomike në tërësi. Unë dhe Tsipras nënshkruam sot të gjithë marrëveshjet e përbashkëta. Deri në mesin e muajit maj do të merremi vesh për brendet dhe mundësia e përdorimit të emrave. Sot do të hapim punën e konferencës mes më shumë se 400 ndërmarrës nga dy shtetet” tha mes tjerash Zaev.
Zaev gjithashtu tha se sugjeron të gjithë qytetarët që tek populli grek të kërkojnë miq dhe të afërm.
“Ky është takim shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, për Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. Ne së bashku nga këtu ndërtojmë naracion të ri dhe të ardhme të mirë mes dy shteteve. Ne, nga këtu e mposhtim fjalorin e urrejtjes dhe dhunës mes nesh. Ky sukses nuk do të jetë vetëm për ne por edhe për Ballkanin e Evropën gjithashtu. Kemi humbur shumë kohë. Ne duhet të vrapojmë kah e ardhmja jonë e përbashkët. Sot kemi gjetur gjuhë të përbashkët për disa drejtime të funksionimit të shtetit. Gjithashtu, më e rëndësishme për ne sot isht ekonomia. Nuk mund të ndalojmë, ne duhet të vazhdojmë punën dhe të jemi konkurrent në rajon, së bashku për të arritur qëllime të përbashkëta. Për këtë qëllim ne sot kemi sjellë mbi 100 ndërmarrës nga Greqia për të njoftuar kolegët e tyre” tha Tsipras mes tjerash.
Ai njoftoi se dy shtetet kanë folur edhe për heqjen e tatimit të dyfisht nga shtetet fqinje gjatë transportit.
Tsipras sot ka realizuar një ndër vizitat më historike në Maqedoni.
Përndryshe, sot më herët u nënshkruan marrëveshje bilaterale në mes dy shteteve për siguri, mbrojtje, energji, transport, integrime dhe për punë të të përbashkëta në diplomaci. Sipas dy kryeministrave, këto dy marrëveshje janë të rëndësishme për dy shtetet, njofton Telegrafi Maqedoni.
Greqia është shteti i dytë me të cilin Maqedonia ka intensifikuar marrëdhëniet diplomatike, shtetërore dhe fqinjësore, pas marrëveshjes me Bullgarinë.
Tsipras sot gjithashtu do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe tetë deputetët e pavarur, të dalë nga OBRM-PDUKM-ja. Të njejtët votuan për ndryshimet kushtetuese pas “Marrëveshjes së Prespës”.
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...