Kryetari i Qeverisë të Maqedonisë Zoran Zaev së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski sot do të marrin pjesë në solemnitetin me rastin e lëshimit në përdorim të aksit të fundit rrugor “Arbër Xhaferi” i cili i lidh kryeqytetin e Kosovës me kufirin e Republikës së Maqedonisë Veriore.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, punët ndërtimore të pjesës së Kosovës të autostradës Prishtinë -Shkup kanë përfunduar dje, ndërsa pjesëmarrjen në solemnitetin e sotëm në afërsi të vendkalimit kufitar Bllacë, e konfirmuan tre krerët më lartë kosovarë – presidenti i shtetit Hashim Thaçi, spikeri i Parlamentit Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Si mysafir në solemnitetin e caktuar për në orën 12, krahas kryeministrit të Maqedonisë, pritet të marrë pjesë edhe kryetari i Qeverisë të Malit të Zi Dushko Markoviq.
Kryeministri i Kosovës Haradinaj, krahas Zaevit dhe Markoviqit në inaugurimin e autostradës “Arbër Xhaferi ” e ftoi edhe kryetarin e Qeverisë të Shqipërisë, Edi Rama, megjithatë sipas mediave të Kosovës, ai me siguri nuk do të marrë pjesë në solemnitet.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...