Kryeministri Zoran Zaev sot mori pjesë Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ndërsa në margjinat e Samitit, dy kryeministrat nënshkruan Marrëveshjen për vendosjen e vendkalimeve të përbashkëta dhe kontrolleve doganore në vendkalimet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Zaev theksoi se kjo marrëveshje është edhe një hap në ndërtimin e marrëdhënieve mes dy vendeve të cilat si miq të mirë dhe fqinjë kanë prioritet lehtësimin e kalimit ndërkufitar për qytetarët.
“Me të vërtetë është kënaqësi kur dy miq të mirë të cilët udhëheqin me ekzekutivin në dy vende të shkëlqyera për nga miqësia, do të bëjnë hap drejt pasurimit të kësaj miqësie. Me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme, përfundojmë një proces serioz me të cilën punuan qeveritë tona për ta hapur ‘one stop shop’ terminalin, nga ku qytetarët tanë do të përgjysmojnë pritjet e tyre në vendkalimet kufitare dhe mbi të gjitha, do të krijohen kushte për realizimin e katër lirive evropiane siç janë qarkullimi i lirë i mallrave, qytetarëve, kapitalit dhe shërbimeve”, tha Zaev.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama potencoi se kjo marrëveshje do ta lehtësojë lëvizjen mes qytetarëve të dy vendeve.
“Dëshiroj publikisht ta falënderoj nga zemra kryeministrin për qasjen e tij energjetike deri në fund dhe vullnetin e tij që ta çojë këtë proces përpara, si në aspekt bilateral, ashtu edhe në nivel rajonal dhe natyrisht shfrytëzoj këtë rast që ta falnderoj për ardhjen e tij dhe praninë e tij bashkërisht me ekipin e tij”, tha Rama./Telegrafi/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç