Forcat nacionaliste do të forcohen në Ballkan nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk marrin dritë të gjelbër për t’i filluar negociatat për anëtarësim në BE.
Këtë e deklaruan kryeministrat e të dyja vendeve, Edi Rama dhe Zoran Zaev për “Financial Times” në margjinat e forumit në Londër të cilën e organizoi gazeta britanike për Ballkanin Perëndimor.
Siç thuhet në gazetë, kryeministrat e kanë dhënë paralajmërim pasi ministrat e jashtëm evropianë shtynë vendimin për të hapur negociatat me të dyja vendet deri në tetor. Në të njëjtën kohë, thuhet se të dyja vendet kanë nisur reforma të gjera për të përmbushur standardet e BE-së, por për shkak të kundërshtimit nga Franca dhe Holanda në takimin e djeshëm, fillimi zyrtar i negociatave të pranimit nuk u miratua, pavarësisht nga rekomandimi i Komisionit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk na nevojitet ndonjë radikalizëm të ri, nacionalizëm apo populizëm në vendin tonë. Nuk është shumë e rëndësishme nëse ne kemi një vendim të Këshillit Evropian në korrik apo tetor, nëse është tetori le të jetë përfundimisht tetori, sepse ka pasur shumë vonesa”, tha Kryeministri Zaev.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndërkohë tha se mund të jetë e dëmshme për BE-në nëse rajoni i Ballkanit, i rrethuar nga shtetet anëtare të BE-së, nuk është plotësisht i integruar në bllokun evropian. Sipas tij, nëse shtetet anëtare që janë skeptike ndaj zgjerimit vazhdojnë të injorojnë rekomandimet pozitive të KE-së, kjo mund të destabilizojë rajonin, dhe pastaj tregoi për rënien në proceseve demokratike në Turqi, e cila shmang perspektivën e anëtarësimit.
“Nuk duhet të na ndodhin gjëra të reja të këqija për të kuptuar se çdo bllokim të këtij procesi ushqehet me nacionalizëm, fanatizëm dhe ëndrra të dëmshme”, tha Rama.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...