Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i shprehu ngushëllime familjes fëmijët e së cilëve vdiqën sot pas shpërthimit të një bombole gazi në Rramanli të Kumanovës.
“Ngushëllime familjes dhe të afërmve të aksidentit në fshatin Rramanli të Kumanovës në të cilën u humbën jetën tre fëmijë dhe u lënduan gjashtë të tjerë. Humbja është e pariparueshme, shpresoj që të dëmtuarit, të cilët aktualisht janë duke u kuruar, të jenë mirë”, shkruan Pendarovski.
Ngushëllime ka shprehur edhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
“Shpreh ngushëllimet e mia të thella për humbjen tragjike të fëmijëve sot në Rramanli. Sinqerisht shpresoj se tragjedia nuk do të jetë më e madhe dhe se të shtatë të lënduarit rëndë do të shërohen së shpejti. Mbështetje dhe respekt ndaj ekipeve të detyrave për reagimin në kohë dhe ekipit në Qendrën Klinike që kujdeset për të lënduarit”, ka shkruar Zaev në Facebook.
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...