Kryeministri Zoran Zaev në tubimin e djeshëm në Kumanovë, në kuadër të fushatës presidenciale tha se nuk është më kryetar i Këshillit për reforma gjyqësore.
Këtë përgjigje e dha me sugjerimin e një qytetari i cili tha se një kryeministër nuk duhet të udhëheq një komision të tillë.
“Dhashë dorëheqje nga Këshilli për reforma gjyqësore, nuk jam atje kryetar. Patjetër e kisha që të jem në fillim, ndërsa tani në krye të këtij komisioni është Renata Deskoska”, tha Zaev para të pranishmëve, përcjell telegrafi maqedoni.
Kryeministri Zaev në krye të Këshillit për reforma gjyqësore u emërua në mbledhjen e 57-të të Qeverisë kur Qeveria formoi Këshillin për ndjekjen dhe zbatimin e strategjisë në gjyqësi 2017-2022.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?