“Para nesh janë festat e dimrit, të shoqëruara tradicionalisht nga tubime familjare. Por për fat të keq, ne jemi në valën më intensive të përhapjes së coronavirusit. Kjo është arsyeja pse u miratuan masat dhe rekomandimet e fundit që qytetarët të mbajnë maska në hapësira të hapura dhe të mos grupohemi”, njoftoi kryeministri Zoran Zaev.
Ai u bëri thirrje që për festat të mos tubohen nëpër shtëpi.
“Të mbetemi modest, të përmbajtur dhe të përgjegjshëm gjatë festimeve dhe emërtimeve të këtij viti. Ata do të jenë këtu edhe vitin e ardhshëm, dhe pastaj, të shëndetshëm dhe të gjallë, ne do të përgëzojmë dhe festojmë sipas traditës.
Këtë vit t’i urojmë njëri-tjetrit shëndet dhe jetë, përmes telefonit. Asgjë nuk do të zvogëlojë dëshirën e sinqertë që ne do t’u dërgojmë festuesve dhe nikoqirëve për festat e tyre në shtëpi.
Ne të gjithë duhet të pranojmë që kjo situatë do të zgjasë, por me disiplinën në lidhje me masat mbrojtëse ne mund të ngadalësojmë ndjeshëm përhapjen e virusit dhe të mbrohemi.
Nuk ka improvizime me kërcënimet nga përhapja e COVID-19. Ai që nuk respekton masat e mbrojtjes rrezikon shëndetin e tij dhe të të dashurve të tij. Ai që devijon prej tyre dhe sillet pa mend – rrezikon jetën. Të mos luajmë me shëndetin dhe jetën!”, shkruan Zaev në Facebook./Telegrafi/
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...