Google ADS

Zaev: Deri në fund të majit do të zgjidhet mosmarrëveshja rreth emrit

23:28 | 11 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në prag të vizitës së tij në Republikën e Turqisë, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) foli për qëllimin e vizitës, marrëdhëniet me këtë vend, bashkëpunimin ekonomik, situatën në rajon, për çështjen e mosmarrëveshjes së emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe aspekte të tjera shoqërore me rëndësi politike.

Kryeministri Zaev thotë se vizita në Turqi është diçka e rregullt në marrëdhëniet me miqtë, duke e quajtur Turqinë si një nga miqtë më të mëdhenj të Maqedonisë. Ai përmendi edhe marrëveshjen e nënshkruar për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

“Turqia është një nga miqtë tanë më të mëdhenj. Rrallë vend mund të mburret se ka nënshkruar më shumë se 100 marrëveshje në nivel dypalësh. Gjatë kësaj periudhe të pavarësisë së Maqedonisë, me Turqinë kemi nënshkruar më shumë se 100 marrëveshje në të gjitha fushat e jetës së përditshme të qytetarëve tanë. Më vjen mirë që marrëveshjet zgjerohen sipas nevojave të komunitetit të biznesit.

Ne i ndjekim, marrëveshjet rrjedhin pikërisht nga komuniteti i biznesit. Me këtë marrëveshje zgjerohet fushëveprimi i bashkëpunimit ekonomik. Shpresa jonë është se vetëm do t’i forcojë aktivitetet e përbashkëta ekonomike, kryesisht aktivitetet investuese të kompanive turke të cilat gjithnjë e më shumë vijnë në Maqedoni duke ndërtuar një miqësi që është një nga thelbi i vizitës në Turqi dhe e cila vjen me ftesë të kryeministrit të Turqisë, ku do të mund të diskutojmë për të gjitha aspektet e përmirësimit të bashkëpunimit të shkëlqyer që e kemi me Turqinë. Natyrisht, si çdo qeveri, ashtu edhe ajo turke, ashtu edhe e jona, mbi të gjitha është e angazhuar në ekonominë dhe në mirëqenien e qytetarëve”, deklaron Zaev.

Zaev beson se me përmirësimin e bashkëpunimit përfitim do të kenë qytetarët e Maqedonisë dhe të Turqisë.

Siç zbulon ai, në agjendën e vizitës së tij në Turqi është konfirmuar takimi me kryeministrin Binali Yıldırım, me kryeparlamentarin İsmail Kahraman, me përfaqësues të odave ekonomike, kompanisë ajrore TAV, dhe natyrisht, është paraparë takim me presidentin e shtetit Recep Tayyip Erdoğan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme