Tradita e demokracisë amerikane është udhëzuese dhe frymëzuese për të gjitha demokracitë progresive. Veçanërisht e rëndësishme është që administrata e re e presidentit Biden e paralajmëroi praninë edhe më të madhe të SHBA-së në Evropë për riafirmim dhe zhvillim të partneritetit të fuqishëm transatlantik, këtë e porositi kryeministri Zoran Zaev në një status të tij në Fejsbuk me rastin e 4 Korrikut, Ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ditë me të cilën, siç tha, shënohen 245 vjet nga miratimi i Deklaratës së Pavarësisë.
“Si partner strategjik i SHBA-së, Maqedonia e Veriut është veçanërisht krenare që nga viti 2020, Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja janë aleatë edhe në NATO, aleancën më të fuqishme ushtarake – politike në historinë e civilizimit botëror. Që nga pavarësia jonë e deri më sot, shteti ynë në SHBA ka partner të madh dhe të përkushtuar dhe është mbështetës dhe gjithnjë kur vendi ishte vendosur para sfidave serioze, kishim ndihmën dhe mbështetjen që bashkë t’i tejkalojmë rrjetëzimet dhe problemet me të cilat përballeshim”, tha Zaevi në statusin e tij në Facebook.
Qytetarët tanë, shtoi, sot gëzojnë liri dhe të drejta më të mëdha, në shtet më stabil, më të sigurt dhe më të prosperuar dhe për shkak të partneritetit dhe aleancës sonë me SHBA-në, dhe për shkak të mbështetjes që vendi vazhdimisht e merr përgjatë programeve të ndryshme për mbështetje të zhvillimit të demokracisë sonë dhe institucioneve.
“Në emrin tim personal, në emër të Qeverisë dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, ua uroj 4 Korrikun, të gjithë qytetarëve të SHBA-së”, porositi Zaevi në rrjetin social Facebook
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...