Qeveria dhe opozita kanë rënë dakord mbi Ligjin për PSP-në dhe çështja e vetme që ende mbetet e pazgjidhur, sipas kryeministrit Zoran Zaev, është se kush do të jetë në krye të prokurorisë.
“Nuk do të presim deri në “5 deri në 12″, mandati i PSP-së skadon më 15 shtator. Çështja e vetme që jemi bllokuar është Katica Janeva dhe emri i saj. Ne duhet ta zgjidhim këtë, jo për Bashkimin Evropian, sepse ne duhet ta zgjidhim atë në shtëpi. Kompromiset nuk do të bëhen në kurriz të drejtësisë. Grupet e punës do të punojnë, ka vullnet në të dyja palët, duhet që të ulet dhe të gjendet një kompromis një orë e më parë. Sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut nuk funksionon me kapacitete të plota për shkak të kësaj çështjeje të pazgjidhur. Jo me kapacitet të plotë dhe të ardhme të pasigurt”, tha Kryeministri Zaev për “Klan Maqedoni”.
Ai shtoi se i njeh pozicionet e liderëve të të gjitha partive parlamentare për këtë çështje dhe pret të gjendet zgjidhje politike për të ardhmen e PSP-së deri në fund të korrikut.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...