Projektbuxheti për vitin 2022 pasqyron financiarisht prioritetet për të cilat do të punojë Qeveria gjatë vitit të ardhshëm, ka bërë të ditur kryeministri maqedonas, Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.
“Buxheti parasheh pagesën me kohë të pagave, pensioneve, përfitimeve sociale, subvencioneve, si dhe realizimin e investimeve kapitale, të cilat për vitin 2022 janë planifikuar në nivelin më të lartë historik prej 37.8 miliardë denarë dhe janë më të larta se deficiti buxhetor.
Objektivat kryesore të buxhetit për vitin 2022 janë:
Rimëkëmbja ekonomike dhe rritja e përshpejtuar;
Qëndrueshmëria fiskale;
Ruajtja e shëndetit dhe jetës së qytetarëve;
Mbështetje për reformat institucionale dhe integrimin evropian.
Karakteristikë e këtij Buxheti është se paratë e qytetarëve do të përdoren aty ku japin efektet më të mëdha në arritjen e synimeve për cilësi më të lartë të jetës. Prandaj është e rëndësishme që Buxheti për vitin 2022 të miratohet brenda afatit të përcaktuar me ligj, në mënyrë që të financohen pa probleme funksionet e shtetit”, shkruan Zaev.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...