Kryeministri i Maqedonisë sot para gazetarëve ka përsëritur qëndrimin lidhur me Bullgarinë dhe mbështetjen për Maqedoninë, duke thënë se kjo do të ndodh pasi dy popujt janë popuj miq, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Popujt tonë janë miq dhe për këtë ne politikanët duhet të kemi rol ndikuesh në përforcimin e marrëdhënieve mes shteteve dhe popullit. Unë besoj që Bullgaria t’i jep mbështetje Maqedonisë së Veriut për të marrë datë për integrim në BE” tha mes tjerash Zaev.
Përndryshe, Bullgaria ka disa kërkesa drejtuar Maqedonisë së Veriut, si kushte për mbështetje të nisjes së bisedimeve me BE-në. Në mesin e kërkesave më të reja të Bullgarisë janë – Maqedonia të heqë dorë nga përdorimi i termit “gjuhë maqedonase”, ndërsa BE-ja të përdorë formulimin “gjuhë zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” dhe se nëse është e nevojshme shkrimi “gjuhë maqedonase” të shoqërohet me një yll dhe sqarim “sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, për të fshirë pjesët e librave shkollorë ku qëndron fraza “okupator fashist bullgar”, për të mos pasur përpjekje për njohjen e pakicës maqedonase, e në media të mos ketë gjuhë të urrejtjes kundër qytetarëve me vetëdije bullgare.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...