Zaev: Biseduam me Kasamin për të gjetur kandidatë më të mirë nëpër komuna

12:21 | 30 Korrik 2021
V. S.

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka takuar sot kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në lidhje me zgjedhjet lokale.

“Me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami u pajtuam që partneriteti i koalicionit tonë do të vazhdojë që të zhvillohet edhe për zgjedhjet lokale. Të bazuar në specifika të ndryshme, i kërkojmë dhe do t’i vërtetojmë kandidatët më të mirë të cilët do të japin rezultat më të mirë për qytetarët tanë” shkruan Zaev.

Zaev më herët është takuar edhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe PDSH-së, Menduh Thaçi, për të cilët ka thënë se janë marrë vesh për të shkuar bashkë në zgjedhjet lokale. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme