Në afat sa më të shpejtë dua që të zgjidhen problemet dhe të afrohemi drejt BE dhe Nato-s, kështu ka thënë kryeministri Zoran Zaev në debatin e hapur me redaktorët e mediave, transmeton Zhurnal.mk
“Kërkoj hapur ndihmën e vendeve fqinje, Greqinë, Bullgarinë ndërsa për Nato mund të ndihmojë dhe Shqipëria. Sekretari gjeneral i Natos dëshiron të vizitojë Maqedoninë në vjeshtë me një lajm të mirë. Ajo është e mundur nëse Greqia heq dorë nga vetoja nën referencë të futemi në Nato e më pas të vazhdojmë bisedimet me ato për integrimin drejt Europës. Nuk do kemi problem të kërkojmë përkrahje nga qytetarët greq që të na mundësojnë rrugën drejt integrimit, kam shpresa se së shpejti do bëhemi anëtare e Natos dhe ajo do jetë një argument që Maqedonia të jetë më e sigurtë”, ka thënë kështu kryeministri Zaev.
Ajo që në vitin 2008 ishte dëshpruese për gjithë pasiqë ishim afër derës së Natos nuk mund të kthehet në provokim, ka thënë Zaev.
“Nuk kemi ndërmend të provokojmë përsëri Greqinë, duhet bërë një gjë që nuk do hap plagë të reja, emri mund të fillojë të zgjidhet me bisedime të forta, pa provokime dhe momente gjeopolitike, e saktë se nuk kemi shkopin magjik por shpreh optimizëm, jam i sigurtë se nuk do ndërtojmë përmendore të reja dhe të emërojmë autostrada që të provokojmë, por nuk do lejojmë që të preket integriteti jonë sepse ekzistojnë linjat e kuqe”, thekson mes tjerave Zaev
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës