Ish-kryeministri Zoran Zaev, ka reaguar në Facebook në lidhje me disa përgjime që u publikuan sot, ku ai dëgjohet teksa flet me një bashkëbisedues të panjohur.
Ai thotë se në bisedën që u publikua sot, nuk ka folur për shqiptarët, por për BDI-në, për të cilën thotë se edhe sot mendon se ajo nuk vlen pesë pare në tregun e votave.
“Ky është pozicioni im sot, ishte pozicioni im atëherë, në kohën kur u regjistrua biseda, që u publikua sot. Ata kishin 20 deputetë, ata janë përgjysmuar në 10, ata do të kenë edhe më pak në këto zgjedhje. Sidoqoftë, përkundër faktit se BDI nuk vlen pesë pare, më 27 prill 2017, unë mbrova jetën e Talat Xhaferit me jetën time”.
“Kam treguar dhe dëshmuar dashurinë dhe respektin tim për shqiptarët me vepra. Jo vetëm me fjalë por me vepra. E sollëm Ligjin për gjuhët, kujdesemi për të gjitha komunitetet, kam qenë i pari që u kam bërë thirrje maqedonasve që të votojnë për shqiptarët dhe shqiptarët për maqedonasit, kam qenë i pari që hapa partinë për zyrtarë të lartë shqiptar, isha i pari që formova një koalicion parazgjedhor me një parti shqiptare dhe personalisht dhe familjarisht jam i lidhur me shqiptarët, jam kumbar i Muhamed Zekirit dhe kjo është një kënaqësi e madhe për mua”, ka shkruar Zaev në Facebook.
Ai më tej ka shtuar se nuk ka përdorur fjalë ofenduese për shqiptarët.
“I gjithë publiku dëgjoi se unë nuk shqiptova askund fjalën që është ofenduese për bashkëqytetarët e mi shqiptarë, por këtë e bëri bashkëbiseduesi në bisedën e inçizuar. Një përpjekje e tillë e ulët dhe e dëshpëruar më nxit që të punoj edhe më shumë për konceptin „një shoqëri për të gjithë“, konceptin për të cilën unë jam udhëheqës. Do të vazhdoj ta bëj këtë, me respektin e duhur për të gjithë bashkëqytetarët e mi nga të gjitha bashkësitë etnike. Shpallja e këtij manipulimi të turpshëm dëshmon edhe një herë se vota për BDI është votë për Mickoskin dhe Gruevskin”, ka shkruar Zaev.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...