Kundërshtarët politik, ballë për ballë filluan debatin televiziv, debat i cili ishte kërkuar nga Lideri i opozitës Hristijan Mickovski, e që Kryeministri aktual i Maqedonisë, Zoran Zaev e pranoi pa hezitim, sonte i njëjti po zhvillohet pas 15 viteve në Televizionin Shtetëror.
Të dy po zhvillojnë një debat, për çështjet aktuale si dhe për reformat gjyqësore dhe gjykimet të cilat këtë javë u shqiptuan për ish-Kryeministrin dhe Kryeministrin aktual Zoran Zaev. Ndërkaq Ish-Kryeministri Nikolla Gruevski u dënua me dy vjet burg për lëndën e ashtuquajtur “Mercedes”, ndërsa ky i dyti u lirua nga akt-akuzat.
Lidhur me vendimet gjyqësore për Zaev dhe Gruevskin, Zaev tha se në procedurë janë provat.
“Gjyqtarët duhet të jenë të kujdesshëm, por sot ka një dallim, sepse ekziston një procedurë e hapur gjyqësore dhe vesoj se Maqedonia meriton të ketë procedura të hapura gjyqësore. Procedurat gjyqësore edhe për mua po edhe për Gruevskin i ka përcjellë edhe publiku. Drejtësia në Maqedoni është në rrugë të drejtë.
Ndërkaq, Mickoski pyeti Kryeminitrin Zaev se në është vozitur me veturë dhe a ndjehet komod në Mercedes, Zaev tha se asnjëherë nuk jam vozitur me veturën luksoze të cilën ish Kryeministri Nikolla Gruevski sot mori dënim me dy vjet burg./zhurnal.mk
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...