Kryeministri Zoran Zaev, në Samitin e NATO-s nv Londër tha se “si anëtar i ri i NATO-s, sjellim kontribut pozitiv për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”.
“Ne do të vazhdojmë t’i zbatojmë parimet dhe vlerat evropiane dhe euroatlantike. Ne do t’i përkrahim të gjithë vendet fqinje të përmbushin qëllimet e tyre strategjike, posaçërisht ato që kanë të bëjnë me perspektivat euroatlantike dhe integrimet evropiane”, tha kryeministri Zaev në panelin ‘Bisedime – Mbrojtja dhe parandalimi për erën e re’ në kuadër të konferencës ‘NATO angazhohet: Përfshirja e Aleancës’, si pjesë e prgramit të Mbledhjes së liderëve të NATO-s në Londër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në konferencën ‘NATO angazhohet: Përfshirja e Aleancës’ (“NATO Engages: Innovating the Alliance”) në delegacion ishte edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radilla Sheqerinska, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
“Po realizojmë ëndrrën e të gjithëve në Maqedoninë e Veriut. Është realizim i qëllimit tonë strategjik që zgjedhur para 25 viteve. Anëtarësimi në NATO është aspiratë i shumë gjeneratave të kaluara”, tha Zaev duke shtuar se me anëtarësim Maqedonia e Veriut fiton stabilitet dhe siguri dhe perspektivë më e mirë për ekonominë e vendit.
SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit...
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhë...
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...
Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite...
Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi realizoi gol ndaj skuadrës ng...