Kuvendi i Maqedonisë sot po mban seancën e saj të 64-të ku po debatohet për ndryshimet kushtetuese.
Kryeministri Zoran Zaev në seancë sqaroi amendamentet që dalin nga marrëveshja e Prespës, ku tha se ato hyn në fuqi vetëm nëse Greqia ratifikon marrëveshjen dhe jep mbështetje për Protokollin e anëtarësimit në NATO.
Në qoftë se Greqia nuk i përmbush obligimet e saja amendamentet nuk do të vlejnë. Ai shtoi se kjo është kërkuar nga opozita dhe se sot është përsëritur përsëri nga koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri bëri thirrje për përfshirje në proces dhe kërkoi deputetëve të mbështesin procesin në frymën e marrëveshjes së Prespës, duke ndjekur interesat e qytetarëve. Ai vuri theksoi se ky vit dhe i ardhshmi janë vendimtare për proceset tona të integrimit evropian dhe për të ardhmen e vendit.
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin