Pavarësisht se Mijallkov tha se vet ishte paraqitur në Prokurori, nga Qeveria thanë se ai ishte dorëzuar pas operacionit të institucioneve lidhur me arratisjen e tij.
Kryeministri Zoran Zaev në një konferencë për shtyp para Qeverisë mbrëmjen e sotme tha se arrestimi i tij ka ardhur si rezultat i masave të ashpra që ka ndërmarrë qeveria dhe të gjitha institucionet për kapjen e tij. Ai tha se ka qenë gjithë kohës i informuar dhe ka drejtuar personalisht të gjithë operacionin, hap pas hapi, dhe më në fund u arrit rezultati që pritej nga të gjithë.
Ai tha se nuk do të kërkoj dorëheqjen e askujt sepse institucionet kanë punuar në një mënyrë të shkëlqyer dhe të koordinuar ku duhet të përgëzohen për këtë dhe jo të kritikohen. Ai potencoi se për 40 orë i gjithë shteti ka qenë në shtetrrethim, ku janë mbyllur të gjithë kufijtë për të mos lejuar arratisjen e tij.
Për 40 orë policia ka qenë në prezente në të gjitha rrugët duke kryer kontrolle të shumta, po ashtu edhe në objektet dhe vendet ku mendoheshe se ai mund të fshiheshe.
Sipas Zaevit, Mijallkovi duke parë atë se çfarë po ndodhte në vend, ku të gjitha institucionet ishin në alarm, u detyrua të dorëzohet në Prokurori./alsat
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...