Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me odat ekonomike tha se mbi 10 mijë punëtorë më të vjetër se 64, gjegjësisht 62 vjeç, do të duhet të shkojnë në pension të detyruar.
Ai tha se kjo do të bëhet me ligjin i cili sipas tij, do të miratohet në 100 ditët e para të qeverisë së re.
“Bëhet fjalë për 10.300 punëtorë të cilët punojnë akoma, sipas të dhënave që i mora nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Por duhet të dihet se ka edhe variabla, si profesorët universitar dhe punëtorët shëndetësorë, të cilët nuk do të përfshihen me ligj. Sipas kësaj, vlerësimi i përafërt është se bëhet fjalë për rreth 10 mijë punëtorë”, tha Zaev.
Më herët, në lidhje me racionalizimin e administratës publike, Zaev tha se do të shfuqizohet mundësia që ndonjë i punësuar edhe pas përmbushjes së viteve për pension, të mund të punojë.
Ai shtoi se këtu do të përjashtohen punëtorët shëndetësor.
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare