Thirrja e ezanit për lutjen e drekës mblodhi besimtarët myslimanë në xhamitë e vendit.
Në Çarshinë e Shkupit, këshilli i Xhamisë së “Murat Pashës” u kujdes që të gjithë besimtarët që hynë në xhami te kenë maska dhe të dezinfektojnë duart. Edhe imami u sigurua para fillimit të faljes se besimtarët po ruanin distancën fizike.
“Po është shumë rrezik se u hapen xhamitë, por na duket një lëshim i madh nga largësia ndërmjet radhëve. S’kemi çfarë të bëjmë, kështu është situata! Jo, nëse iu përmbahemi këtyre kushteve nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem.”
“Jo bre nuk është në rregull hiç, dihet myslimani si duhet t’i falin vaktet. Po nuk është në rregull se i kanë mbyll çezmat nuk mund të marrim abdes as në rituale nuk bëmë praktikat si duhet.”
Mjekët thonë se rreziku nga çdo tubim kolektiv është i lartë dhe se distanca dhe masat mbrojtëse janë jetike. Ndërkohë imamët thonë se nëse besimtarët i respektojnë rekomandimet virusi korona nuk do të depërtoj nëpër xhami.
“Po me siguri është në rregull, për shkak se në fe ka lëshime kur ka ndonjë pengesë, lejohen ndryshimet. Situata e ka sjell këtë gjendje që të falemi, por s’ka pengesa – nuk prishet namazi.”
“Jo, s’ka ankesa, mirë është bile xhemati janë të kënaqur që u hapen xhamitë se prej 2 muajsh veç unë si imam duke u falur pak ishte problem. Tani edhe xhemati është dakord.”
Vendimi për hapjen e xhamive u mor të premten me kërkesë të Kryesisë së BFI-së edhe përkundër qëndrimit të Qeverisë se duhet të respektohen masat e ndalimit që ende janë në fuqi, përfshi edhe grumbullimin e më shumë personave në objekte të mbyllura.
Nga Qeveria mbeten në qëndrimin se të gjitha institucionet, përfshi edhe bashkësitë fetare nuk duhet të marrin masa në kundërshtim me vendimet e ekzekutivit të bazuara në rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse./alsat
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...