Eurodeputeti bullgar, Angel Xhambasski thotë se qeveria e re bullgare do ta dorëzojë Bullgarinë, në lidhje me qëndrimin që kishte më parë për Maqedoninë.
Xhambaski pohon se kryetari i partisë “Ndryshimet vazhdojnë”, Kiril Petkov, as që i përmend idetë kombëtare, ndërsa planet për Shkupin konsistojnë vetëm në “mbështjelljen e gjithçkaje në një pako të bukur, e cila nuk ka të bëjë fare me realitetin”.
“Është e qartë se çështja më e rëndësishme për ata njerëz është trafiku ajror ndërmjet Shkupit dhe Sofjes. Nuk bëhet fjalë për mbrojtje të fortë të interesave kombëtare bullgare, as propozim për përvetësim mizor të historisë dhe shkelje të përditshme të të drejtave të njeriut”, tha Xhambaski.
Së fundmi, Petkov dhe bashkëkryetari i partisë, Asen Vasilev, treguan për mediat maqedonase planet e tyre për politikën e mëtejshme të Bullgarisë ndaj Maqedonisë. Ata thanë se është e nevojshme të zhvillohen lidhjet e trafikut, si dhe marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve. Petkov shtoi se kolegu i tij dhe ai duan një qasje të re për zgjidhjen e problemit me Shkupin./Telegrafi/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...