Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot në takim me gazetarët deklaroi se procedura për ndryshime kushtetuese duhet të fillojë më së voni në qershor-korrik të këtij viti, për të përfunduar deri në nëntor, kur përfundon edhe skriningu nga BE-ja.
Xhaferi tha se nuk mendon se zgjedhjet do ta zgjidhin problemin e mospasjes së votave të mjaftueshme (80) për ndryshimet kushtetuese, por se kjo do ta komplikojë tërë çështjen. Për mënyrën e tejkalimit të problemit me shumicën, kryetari i Kuvendit thotë se qeveria dhe opozita duhet të ulen të bisedojnë.
“Zgjedhjet mund t’i shpall vetëm në momentin kur partitë politike bien dakord për shpërndarjen e Kuvendit ose kur mbaron mandati në 90 ditët e fundit. Në kushte të tjera, palët duhet të dalin me propozim të duhur”, tha Xhaferi.
Kuvendi pothuajse nuk ka kuorum për punë dhe Xhaferi thotë se po bën gjithçka për të krijuar kushte për punë dhe kjo është përgjegjësi e tij. Në lidhje me vendimin politik partiak nuk kam asnjë përgjegjësi”, tha ai.
Sipas Xhaferit, është detyrë e çdo deputeti të jetë në vendin e punës, pavarësisht nëse është shumicë apo opozitë.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut